Ivan Klasniq është shpërblyer me rreth katër milionë euro dëmshpërblim pas një beteje ligjore me Werder Bremenin.
Palët kanë qenë në proces gjyqësor që prej dhjetë vitesh pas lëndimit serioz të veshkave të futbollistit.
Klasniq u pensionua në vitin 2013, derisa bëri një transplant të veshkave, dhe në vitin 2017 ishte sëmurë rëndë.
Ekipi ligjor i 40-vjeçarit argumentoi se veshkat e tij, të cilat tashmë ishin dobësuar, u dëmtuan më tej nga përdorimi i ilaçeve kundër dhimbjeve nga mjekët e klubit Bundesligës.
40-vjeçari tashmë kishte bërë dy transplante para se të transferohej te klubi i Boltonit në 2009 por arriti të luante tre vjet në Premier Ligë para largimit nga futbolli i luajtur.