‘The Gunners’ nisën ndeshjen tepër mirë, ku u panë se ishin shumë energjikë.
Po rridhte minuta e 34′ ku mbojtësi i majtë i Arsenal, Kieran Tierney, pas një deportimi i ndjekur nga Reece James pati kontakt dhe u akordua penalti në favor të Arsenal. Penaltinë e konkretizoi francezi, Alexandre Lacazette, në minutën 34′ për rezultatin 1 – 0.
Kur dukej se pjesa e parë do të përfundonte me avantazh të lehtë, në skenë doli i ‘kritikuari’, Granit Xhaka, i cili shënoi njo super-gol nga gjuajtja e lirë në minutën e 44′.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2 – 0.
Me të filluar pjesa e dytë, Chelsea bëri dy zëvendësime dhe u mundua të krijojë diçka.
Por, si duket Arsenal ishte në elementin e tij, Bukayo Saka, me një gol të interesant shënoi golin e tretë për ekipin e tij në minutën 56′.
Megjithatë, mysafirët arritën të shënojnë një gol përmes Tammy Abraham, i cili realizoi në minutën 87′.
‘The Blues’ kishin edhe një rast, pasi u akordua penalti në minutën 91′, por ishte Jorginho i cili dështoi të konkretizojë.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 3 – 1 në favor të Arsenal.
Tani Arsenal gjendet në pozitën e 14-të me 17 pikë gjithsej, ndërsa Chelsea qëndron në pozitën e gjashtë me 25 pikë.