Manchester City do të jetë pa sulmuesin Gabriel Jesus dhe mbrojtësin Kyle Wlker në ndeshjen kundër Newcastle United, përcjell “SportBible”.
“Citizens” kanë konfirmuar se dyshja ka testuar pozitivë me Covid-19, dhe kështu do të vet-izolohen për 14 ditë, në bazë të protokollit kundër Covid-19.
Manchester City do të përballet nesër në “Boxing Day” në Premier Ligë kundër skuadrës së Newcastle United.