Kandidatët për ta zëvendësuar Sergio Ramosin

Kur po afron janari, ende nuk ka lajme të reja në lidhje me ndonjë marrëveshje të mundshme mes Real Madridit dhe Sergio Ramosit për kontratën e tij, e cila i skadon së shpejti.

Marrëveshja e mbrojtësit me kampionin spanjoll mbaron në fund të këtij sezoni dhe nëse ai dëshiron, mund të bisedojë me klubet e tjera gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton GE.

Por, ka optimizëm të madh se Real Madridi dhe kapiteni i tij do të gjejë marrëveshje për zgjatjen e kontratës përtej vitit 2021.

Duke e parë moshën e tij 34-vjeçare, megjithatë, Ramos do ta lërë futbollin herët a vonë dhe Madridit do t’i duhet ta gjejë një zëvendësues afatgjatë të tij.

Pavarësisht se a arrin ujdi afatshkurtër apo afatgjate, Madridi do të përpiqet ta gjejë një zëvendësues të kapitenit për të ardhmen e afërt.

Sipas MARCA, këta janë zëvendësuesit e mundshëm të Ramosit në të ardhmen në Real Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *