Real Madridi konfirmoi se Rodrygo Goes e ka pësuar një lëndim të rëndë muskulor në fitoren 2:0 kundër Granadas të mërkurën mbrëma.
Anësori brazilian po vraponte drejt një topi të lirë kur u shty nga prapa prej lojtarit të Granadas, Dimitri Foulquier, dhe si pasojë u rrëzua keq, transmeton GE.
Ai ndje dhimbje të madhe dhe kërkoi menjëherë të largohej nga fusha dhe u zëvendësua nga Marco Asensio.
Klubi ka njoftuar se lëndimi i tij është muskulor, që e ka prekur tendonin në bicepsin e këmbës së djathtë.
Derisa klubi nuk tregoi se sa gjatë do të mungojë 19-vjeçari, MARCA thotë të ketë mësuar se ai pritet të mos kthehet para tre muajve.
Kjo nënkupton se Rodrygo do të mungojë në 21 ndeshjet e ardhshme të Real Madridit.