Ky ishte gabimi i Oriola Marashit, i cili i “kushtoi shtrenjtë”

Mbrëmjen e djeshme, Oriola Marashi, ashtu si edhe shumë personazhe të tjerë, ju uroi Krishtlindjen besimtarëve të krishterë.

Modelja seksi, e cila është në një lidhje me futbollistin e Kombëtares shqiptare, Eros Grezda, publikoi në rrjete sociale një foto të saj, në përshkrimin e së cilës bëri një lapsus.

Në vend që të shkruante “Merry Christmas”, Marashi shkroi “Marry Christmas”.

Fansat, të cilëve vështirë t’u shpëtojë ndonjë gjë, sapo e kanë parë këtë detaj, ia kanë vënë në dukje.

Megjithatë, Oriola zgjodhi ta kalonte me sportivitet këtë situatë, duke mos u përpjekur për ta fshehur gabimin.

“E dija që kësaj radhe s’do shpëtoja paq! Nuk e kanë të gjithë anglishten si gjuhën e tyre kombëtare”, shkroi modelja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *