Cristiano Ronaldo fluturoi për në Dubai për të marrë pjesë në “Globe Soccer Awards” (27 dhjetor), ceremoni e përvitshme ku ndahen çmimet për lojtarët dhe trajnerët më të mirë të vitit.
“Ylli” i Juves është në garë si për lojtarin më të mirë të vitit 2020 (ka rivalë Messin dhe Lewandowskin) dhe për lojtarin më të mirë të shekullit (ku konkurron me Messin, Salah dhe Ronaldinhon).
Edhe pse në udhëtim, Ronaldo nuk heq dorë nga stërvitja, teksa do të kthehet më 28 dhjetor nën urdhrat e Pirlos.
Sikurse e ka dokumentuar në rrjetet sociale, ai po stërvitet në palestër.Dhe nuk është vetëm.
Krah tij po punon për anën fizike edhe princi Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum ose siç njihet më mirë me emrin e shkurtuar Fazza. Trashëgimtari i fronit në Emiratet e Bashkuara Arabe, e ka fiksuar takimin e veçantë, duke komentuar: “Me më të mirin”.
“Është gjithmonë kënaqësi të takohesh më ty, vëlla,” shkruan Cristiano Ronaldo në profilin e tij. Kanë qenë të shumta pëlqimet dhe komentet e tifozëve, por veçanërisht tërhoqi vëmendjen komenti i partneres së Ronaldos, Georgina Rodriguez: “Mbreti me Princin”.