Ish trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino është i lidhur me postin e PSG-së, skuadër tek e cila pritet të transferohet mesfushori Christian Eriksen.
Sipas Tuttomercatoweb, dyshja kanë kaluar gjashtë sezone se bashku të Spurs dhe mund të ribashkohen të “Parisienët”, transmeton lajmi.net.
Vetëm Harry Kane dhe Heung-min Son kanë shënuar më shumë gola nën urdhrat e Pochettinos se Eriskeni, por dyshja asnjëherë nuk ia dolën të fitojnë tituj së bashku.
Danezi është i lidhur me largimin nga “San Siro”, meqenëse nuk arrin të gjejë vendin në formacionin e Antonio Contes, derisa është përmendur shkëmbimi me Leandro Parades.
Mbetet të shihet nëse do realizohet ky transferim dhe nëse Pochettino do e marr stolin e gjigantit francez./