“Nuk isha i gjatë, fat i madh”, – Erling Haaland habit me deklaratën e tij

Erling Haaland ka dhënë një intervistë në vendlindje duke treguar disa detaje nga karriera e tij dhe zhvillimi për t’u bërë futbollist. Sulmuesi i Borussia Dortmundit e konsideron si bekim faktin që nuk ka qenë shumë i gjatë, pasi kjo e ka bërë që të mendojë më shumë.

“Kam qenë me fat me zhvillimin tim fizik. Fakti që nuk kam qenë më i gjatë se bashkëmoshatarët e mij ka patur rëndësi të madhe.

“Kjo për faktin se kam patur nevojë që të mendoj më shumë dhe të vendos trurin në punë për të gjetur zgjidhje alternative”, – tha ai. Sulmuesi i ri është një ndër emrat më të lakuar të merkatos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *