Munishi: Asnjëherë nuk do ta merrni vesh arsyen pse u ndamë me Ballkanin

Dje, Munishi mori lajmin e hidhur nga presidenti i klubit, Arsim Kabashi se është i shkarkuar.

Tekniku prishtinas përmes një postimi bëri të ditur se se nuk do të tregojë të vërteten pse u largua.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Unë jam Ismet Munishi .

As fjalën time as heshtjen nuk mundë të blej askush.( siq pretendohet nga gazetaret dhe portalet e ndryshme , të cilët kurr nuk do ta kuptojnë pse jam ndarë me Fc Ballkanin , në te vertete).

Deri në fund te edicionit do të jem tifoz me Fc Ballkanin me Arsim Kabashin me Xhebrailat dhe futbollistët fantastik që punova me shume djerse me ta .

Çdo tendence që flasin dhe shkruajnë ndryshe nga gazetarët , portalet dhe mjetet e informinit i cilsoj si : manipulim , devijim , sulmë , tejet tendencioz kundër meje , klubit tim dhe Presidentit tim.

Po them edhe një herë se deri ne fund të edicionit do të jem Analistë ne cilin Tv nuk di

sepse do të shohim projektet dhe do ti analizojmë ofertat.

Do ta jap kontributin ndryshe…

Kampion është ai që nuk dorzohet kurr”, shkroi ai./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *