“Do të luftojmë për titullin e 10-të radhazi”

Andrea Agnelli u shkruan tifozëve të Juventusit për Krishtlindje dhe u premton betejë në rinisjen e kampionatit

“Ne do të luftojmë deri në fund për kampionatin e dhjetë radhazi – lexohet në mesazhin dërguar forumit Vecchiasignora.com – Jemi të vetëdijshëm për forcën tonë, në këtë moment dramatik për industrinë në të cilën operojmë”.

Juventusi e mbylli vitin në vendin e gjashtë dhe -10 pikë nga kreu, që mbahet nga Milani (megjithëse me një ndeshje më shumë për të luajtur). Agnelli tenton të mbajë lart humorin në kampin bardhezi, pa harruar urimet e Krishtlindjes në fund të një viti të vështirë për shumë njerëz:

“Po mbyllim një vit që askush nuk do ta kishte imagjinuar. Mendimi i parë është për të gjithë ju dhe të dashurit tuaj … Shpresoj që të gjithë të jeni mirë, edhe pse e di që nuk është kështu. Kemi humbur familjarë dhe miq dhe po sforcohemi në punë … Të gjithë ne. Le t’i hapim dyert vitit 2021 duke shpresuar për qetësi dhe lumturi, këtë herë me më pak retorikë se zakonisht”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *