Armend Thaçi për Ismet Munishin: Ishte kënaqësi me qenë nën urdhrat e tua

Ballkani gjatë ditës së sotme ka njoftuar se ka vendosur t’ia shkëpusë kontratën trajnerit Ismet Munishi.

Pas një viti e gjysmë në Suharekë, Munsihi më nuk do ta drejtojë Ballkanin.

Vendimi i Ballkanit për Munishin krijoi shumë debat në optinion, derisa shumë prej njohësve të futbollit e cilësuan të ngushtshëm vendimin e klubit.

Nga ana tjetër, mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaçi i ka uruar suksese Munishit në të ardhmen.

Ai tregon se ishte kënaqësi puna me Munishin.

 

“Ishte kënaqësi me qenë nën urdhrat e tua, të uroj gjitha të mirat në vazhdim trajner. Shumë suksese”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”. /Zeri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *