Fjalët e Mërgim Vojvodës pasi u shpall lojtari më i mirë në Kosovë për vitin 2020

Mërgim Vojvoda është shpallur lojtari më i mirë i vitit 2020 në Kosovë.

Ka qenë Federata e Futbollit e Kosovës ajo që ka vendosur që çmimin e më të mirit në vendin tonë për këtë vit të ia dhuroj Vojvodës.

Në garë për këtë çmimi ishin edhe Amir Rrahmani, Florent Hadërgjonaj dhe Milot Rashica.

Në pamundësi për të qenë pjesë e ndarjes së çmimeve, Vojvoda, i është drejtuar të gjithëve përmes një video-mesazhi.

Ai është shprehur i lumtur për çmimin e fituar, derisa ka falënderuar të gjithë për besimin në të.

“Fillimisht dua t’ju përshëndes të gjithëve dhe t’ju falënderoj për besim. Për mua është vërtetë një nder i madh dhe një çmim shumë i veçantë të vlerësohem nga vendi im. Po e mbyllim një vit jo aq të lehtë, sidomos në aspektin futbollistik, pasi e nisëm me ëndërr shumë të madhe dhe besim. Do të kthemi shumë shpejtë në nivele edhe më të larta dhe të arrijmë suksese hala më të mëdha, sepse këtë e meriton Kosova, e meriton FFK-ja, e meriton populli i jonë, e meritojnë tifozët dhe sidomos forca jonë e madhe ‘Dardanët’. Në fund kisha pas dëshirë ti falënderoj të gjithë bashkëlojtarët, familjarët, trajnerët, të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me mua në këtë vit në klub, por sidomos me kombëtaren e Kosovës. Faleminderit të gjithë, kjo është Kosova, jemi një dhe ju dua shumë”, ka thënë Vojvoda.

Kjo ishte hera e parë Mërgim Vojvoda shpallet lojtari më i mirë në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *