Danezi që prej transferimit të “Neurazurët” në janarin e kaluar nuk ka gjetur formën e duhur në formacionin e Antonio Contes, përcjellë lajmi.net.
Marotta duke biseduar për Sky Sports, ka konfirmuar se Eriksen është në listën e shitjeve dhe mund të largohet në janar.
“Po, mund të konfirmojë se Christian Eriksen është në listën e transferimeve. Do largohet në janar”.
“Nuk është në planet e tona dhe ka pasur kohë të vështirë të Interi. Mendoj se është e drejtë që Eriksen të largohet që të gjejë më shumë hapësirë”, tha ai.
Destinacioni më i preferuar mbetet PSG-ja, derisa interesim kanë shprehur Manchester Unitedi dhe Arsenali.