Ndryshe nga herët tjerë Federata e Futbollit e Kosovës përmes një ceremonie online pa mysafirë do ta bëjë zgjedhjen e “Laureatëve të vitit 2020”.
Për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19, nuk do të ketë gala mbrëmje me mysafirë tjerë, por të pranishëm do të jenë vetëm anëtarët e KE-së dhe “Laureatët e Vitit 2020”.
Gjithsesi, tashmë gjithçka është gati dhe ceremonia pritet të jap emrat që janë veçuar gjatë këtij viti si “Futbollisti më i mirë i Kosovës”, “futbollisti më i mirë i Superligës”, “skuadra më në mirë i Superligës”, “gjyqtari më i mirë”, etj.
Tashmë është zgjedhur edhe fituesi i “Kupës së Artë 2020” në futbollin kosovar.
Këtë çmim e ka fituar sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku.
Falë tij, Ballkani e mbylli stinorin vjeshtor në Superligë në vendin e dytë me 27 golat e shënuar këtë vit.
“Falënderoj bashkëlojtarët e mi, sidomos për asistimet, por edhe presidentin Arsim Kabashi dhe trajnerin Ismet Munishi”, deklaroi sulmuesi gjilanas.
“Puna e madhe që kam bërë këtë vit, në fund po shpërblehet”, tregoi ai.