Munishi ka një kërkesë specifike pas largimit nga FC Ballkani

Ish-trajneri i FC Ballkanit, Ismet Munishi, ka reaguar pas vendimit të fundit të klubit nga Suhareka për lirimin e tij nga detyra.

Ai ka falenderuar Presidentin e klubit Arsim Kabashi për bashkëpunimin e deritanishëm duke theksuar se “ai ishte shumë korrekt në bisedimet për anën financiare dhe kompensimin e kontratës.”.

Në reagimin e tij, Munishi gjithashtu ka kërkuar nga mediat që “të mos atakohet Presidenti dhe klubi.”

Postimi i plotë i Munishit në “Facebook”

Lamtumirë Suharekë

Falemnderit për respektin dhe mikpritjen Suharekas .

Sot me Presidentin Arsim Kabashi u dakorduam t’i ndajmë rrugët dhe e falënderoj për korrektësi gjatë gjithë bashkëpunimit dhe po ashtu ishte shumë korrekt në bisedime për anën financiare dhe kompensimin e kontratës.

I lus mediat të mos atakohet klubi im dhe Presidenti.

Fc Ballkanit , “Xhebrailave” dhe lojtarëve te mi të dashur ju dëshiroj suksese ne rrugën drejt titullit .

Jam shumë krenar me punën time

Jam shumë krenar me atë çka arritëm deri këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *