Trajneri i mirënjohur kosovar, Sami Sermaxhaj, ishte i ftuar në emisionin ‘Sporti Total’ në KTV për të analizuar ndeshjet e fundit të stinorin vjeshtor në Superligë.
Ish-trajneri i Ballkanit e ka përgëzuar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe klubet për organizimin e suksesshëm të kampionatit vjeshtor gjatë pandemisë.
“Duke marrë parasysh situatën se si ishte këtë vit me pandeminë, mendoj se përveç federatës që duhet përgëzuar për organizimin dhe mënyrën se si e ka rregulluar dinamikën e ndeshjeve, duhet përgëzuar edhe klubet. Klubet duhet përgëzuar se me gjithë krizën ekonomike kanë bërë organizimet më të mira të mundshme për situatën siç ka qenë. Është kampionat i suksesshëm dhe më kualitativ sesa vitet e mëhershme”, tha Sermaxhaj.
Kampione vjeshtore e Superligës është shpallur Drita me 41 pikë, tri me shumë se Ballkani që ka përfunduar i dyti me 38-të sosh.