Ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll me dy takimet e mbetura të zhvilluara këtë fundjavë.
Gjilani ka shënuar fitore të madhe në Suharekë përballë Ballkanit me rezultat 0:4.
Në takimin e luajtur në “Fadil Vokrri” Prishtina dhe Drita kanë ndarë pikët duke luajtur 1:1.
Kryetrajneri i FC Prishtinës, Zekirija Ramdani është i ftuar në emisionin “Sports Show” teksa ka komentuar ndeshjen e sotme kundër Dritës.
Ramadani ka thënë se ata e lëshuan nga duart fitoren.
“Patjetër që ishte keq duke marrë parasysh sa raste krijuam dhe raste konkrete për shënim. Por thash edhe pas ndeshjes nuk duhet të vuajmë barazimin ndaj Dritës. E dinim që kemi perballë kampionin aktual një ekip me shumë eksperiencë dhe nuk gëzoheshim deri sa të mbaronte ndeshja,Thjeshtë e lëshuam fitoren nga duart”, ka thënë Ramadani.