Në ndeshjen Brighton – Fulham pati minuta edhe për sulmuesin e talentuar kosovar, Andi Zeqirin.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1:1 teksa 18 minuta iu ndanë edhe sulmuesit.
Zeqiri u inkuadrua në lojë në minutën e 72-të duke zëvendësuar White.
Pas futjes së tij në lojë, Brighton arriti të barazojë shifrat dhe të marrë një pikë nga dueli kundër Fulham.
21 vjeçari u vlerësua me notën 6.7 teksa ishte më i mirë se sa yjet e skuadrës, Neal Maupay dhe Aaron Connolly që luajnë si titullar në ofanzivë.