Pas humbjes nga Livepooli, Tottenhami nuk ka arritur të këndellet në takimin ndaj Liecesterit në kampionat.
‘Spurs’ kanë humbur në shtëpi nga Leicester City me rezultat 2-0, në duelin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 14-të në Premierligë.
Golat për mysafirët i realizuan Jamie Vardy në minutën e 45+4’ dhe një autogol i Toby Alderweireld në minutën e 59’.
Pas kësaj humbje Tottenhami ka zbritur në pozitën e katërt me 25 pikë, kurse Leicesteri ka kaluar në vendin e dytë me 27-të pikë./