Milani rikthehet te fitorja dhe vazhdon kryesimin në Serie A

Pas dy barazimeve rresht, skuadra e Milanit është kthyer te fitorja në kampionat.

‘Rosonerët’ kanë triumfuar në udhëtim te Sassuolo me rezultat 2-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e 13-të në Serie A.

Golin e parë për mysafirët e realizoi Rafael Leao në sekondën e shtatë të takimit, duke vendosur kështu rekord të ri në kampionatin elitar italian për golin më të shpejtë shënuar.

Për shifrat 0-2 për Milanin shënoi Alexis Saelemaekers në minutën e 26’.

Vendasit arritën ta ngushtonin rezultatin 1-2 në minutën e 87’ me anë të Domenico Berardi.

Deri në fund Sassuolo u mundua ta gjente edhe golin e barazimit, por nuk arriti dot.

Pas kësaj fitoreje Milani vazhdon kryesimin me 31 pikë, ndërsa Sassuolo mbetet e 6-ta me 23 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *