Renditja e Superligës së Kosovës pas përfundimit të stinorit vjeshtor

Me takimin ndërmjet Prishtinës dhe Dritës është mbyllur stinori vjeshtor në elitën e futbollit kosovar.

Kryeqytetasit i kanë ndarë pikët me gjilanasit, duke luajtur baras 1-1, ne duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kampione vjeshtore e Superligës është shpallur Drita me 41 pikë, ndjekur nga Ballkani me 38-të sosh dhe Prishtina me 32 pikë.

Në pozitën e katërt ka përfunduar Gjilani me 29 pikë, pasur nga Feronikeli me 23, Arbëria me 21, Trepça ’89 me 21 dhe Llapi me 20 pikë.

Në pozitën e 9-të ka mbetur Drenica me 19 pikë, ndërsa e Besa ka përfunduar e fundit me vetëm 6-të pikë pas 18-të ndeshjeve të zhvilluara.

Me poshtë keni renditjen përfundimtare të Superligës pas përfundimit të stinorit vjeshtor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *