Mesfushori sulmues i Bayern Munich, Thomas Muller, ka analizuar fitoren e arritur nga bavarezët në fushën e Bayer Leverkusen.
“Ka qenë si një finale. Donim të tregonim se ishim skuadra më e mirë në Gjermani, por kemi zbuluar në Bayer Arena se Leverkusen është shumë afër nesh”, ka thënë ylli i Bayern.
“Nuk e kemi pasur të lehtë ta përmbysim, por edhe këtë herë kemi treguar se kemi karakter. Shënimi i golit në sekondën e fundit është si një film holluvidian për vitin tonë 2020”, ka shtuar Muller.