Roma ka fituar me lehtësi ndaj Torinos me rezultat 3-1.
Giallorosët ishin më të mirë në fushë nga fillimi e deri në fund të saj, duke dominuar kundërshtarin.
Henrikh Mkihtaryan, Jordan Veretout e Lorenzo Pellegrini shënuan për vendasit, teksa Andrea Belotti shënoi golin e nderit për vizitorët.
Mesfushori italian Lorenzo Pellegrini mori notën më të lartë në këtë sfidë, i pasur nga Henrikh Mkhitaryan.
Paraqitje të mirë patën edhe portieri Pau Lopez, mesfushori Jordan Veretout e mbrojtësi Leonardo Spinazzola.
Në këtë takim luajtën edhe dy mbrojtësit Marash Kumbulla për vendasit që pati ndeshje të mirë dhe Mërgim Vojvoda për Torinon që ishte ndër mbrojtësat më të vlerësuar tek skuadra mysafire.
Nota më e ulët shkoi për Wilfried Singon e mysafirëve që qëndroi në fushë vetëm 14 minuta pasi u ndëshkua me karton të kuq. /Telegrafi/