Roma i afrohet kreut, e mposhtë Torinon

Sonte u luajt ndeshja ndërmjet AS Rromës dhe Torinos në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A.

Ndeshja nisi mirë, por Torino nuk pati fatin e mirë, pasi që mbeti pa një lojtar që në pjesën e parë.

Wilfried Singo u përjashtua nga loja në minutën 14′ pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

‘Giallorossët’ morrën lojën në duart e tyre pas kësaj, fillimisht në minutën 27′ realizoi Henrik Mikhytarian.

Pastaj, në minutën e 43′ u akordua penallti, të cilën e realizoi Jordan Veretout.

Rezultati i pjesës së parë përfundoi 2-0 në favor të Romës.

Romakët shënuan prapë, përkatësisht në minutën 68′ përmer Manuel Pellegrini.

Në pjesën e dytë Torino u mundua të krijojë diçka, ata ja arritën përmes Andrea Belotti i cili realizoi në minutën 73′.

Rezultati përfundimëtar AS Roma 3 – 1 Torino, tani Roma gjendet në pozitën e katërt me 24 pikë gjithsej, ndërsa Torino qëndron në pozitën e 19 me gjashtë pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *