Rinovimi i Hakan Calhanoglu ka hyrë në fazën më të nxehtë dhe delikate. Agjenti i tij ishte dje në “Casa Milan” dhe bisedoi me Maldini e Massara pë rreth 4 orë.
Ndërsa futbollisti turk përqendrohet në fushë, jashtë saj menaxheri po punon për rinovimin.
Gordon Stipic, foli për mikrofonat e “Tuttomercatoweb” në lidhje me takimin që u zhvillua këtë pasdite në Casa Milan për të diskutuar rinovimin e klientit të tij.
Këto janë fjalët e tij: “Ishte një takim pozitiv. Ne jemi në fazën e negociatave, le të shohim, po punojmë për të dhe do ta bëjmë përsëri.
Për këtë arsye ne do të mbajmë kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e Milanit për mbledhjet e tjera”.
Sakaq, Gazzetta sot shkruan se palët janë më afër edhe pse duhet theksuar se Maldini me deklaratat e tij ende fsheh pengesa..
“Ne përpiqemi, edhe ata përpiqen, ne jemi në një situatë disi delikate sepse kontrata e lojtarit do të skadojë verën e ardhshme, por ekziston një mundësi e madhe. Sigurisht që ekziston një bashkëpunim i përgjithshëm për të arritur një rezultat që duhet t’i vërë të gjithë në një mendje”.