FIFA sapo ka shpallur lojtarët më të mirë të vitit, në ceremoninë e FIFA Awards e cila u mbajt në Zyrich të Zvicrrës.
Cristiano Ronaldo u inkuadrua në formacionin e vitit, gjithashtu ishte njëri ndër tre finalistët për çmimin lojtari i vitit, të cilin e fitoi futbollisti i Bayern Munchen, Robert Lewandowski.
Fillimisht u zbulua vota e Lionel Messi, i cili nuk e kishte votuar portugezin këtë vit, por Ronaldo ka befasuar me votën e tij.
Sipas ‘El Chiringuito’, Ronaldo i dha pikët maksimale për Robert Lewandowski (5 pikë).
Futbollisti i dytë më i votuar ishte Messi me (3 pikë).
Futbollisti i fundit i votuar nga 35 vjeçari ishte Kilyan Mbappe