Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi është rikthyer në stërvitjen e sotme të skuadrës dhe i është bashkuar grupit para ndeshjes me Napolin në fundjavë.
“La Lazio Siamo Noi” raporton se 26-vjeçari është rikuperuar nga lëndimi i pësuar në ndeshjen ndaj Zenitit në Ligën e Kampionëve, shkruan “Zeri.info”.
Ai do të ftohet për ndeshjen e radhës ndaj Napolit nv Serie A.
Muriqi ka bërë tetë paraqitje deri më tani këtë edicion, por ende nuk e ka gjetur golin.
Ndryshe, sulmuesi i Kosovës u transferua në verën e vitit që lamë pas nga Fenerbahçe.