Eksperti i referimit në emisionin “2 me 1” në RTV 21, Adil Sopi, e ka komentuar rastin shumë të përfolur në ndeshjen Vushtrria – Drita, takim i zhvilluar të premten, shkruan Zëri.info.
Sopi ka thënë se gjyqtari Genc Nuza gaboi në rastin kur nuk e ndëshkoi me karton të kuq porterin e Dritës, Darko Tofilovski i cili nderhyri në mënyrë brutale ndaj Drilon Fazliut të Vushtrrisë.
Nuza e ndëshkoi vetëm me të verdhë gardianin Dritës.
Ai nder të tjera tha se goli i anuluar i Vushtrrisë u anulua me të drejtë nga Nuza.
Shikoni videon e mëposhtme.