Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka përgëzuar futbollistët e tij për rezultatet e arritura në ndeshjet e fundit.
Ndonëse me një fillim të dobët, skuadra nga Podujeva në ndeshjet e fundit ka regjistruar rezultate pozitive.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Batatina ka përgëzuar futbollistët e tij.
Ai ka premtuar se stinori pranveror “do të jetë i Llapit”.
Postimi i plotë i Llapit:
“Luanat e mi ë
Pranvera do të jetë e juaja dhe e KF Llapit. Ju, qyteti i Llapit dhe Gollakut dhe të gjithë ne së bashku meritojmë më shumë. Pa Llapin e fortë nuk ka Superligë të fortë e cilësore.
Sot e mbyllëm një sezon me sfida dhe vështirësi sportive por të bashkuar ia dolëm të kthehemi në formën më të mirë të mundshme.
Jemi komponuar si skuadër, tashmë na mbetet të punojmë me intensitet të lartë dhe pranvera do flas për Llapin dhe “Legjendat”.