AC Milan ka barazuar përsëri në Serie A, kësaj radhe 2-2 kundër Genoas. Pavarësisht barazimit, Milan e ruan kreun e tabelës në Seria A pas 12 xhirove. Genoa dy herë kaloi në epërsi në këtë ndeshje por Milan barazoi rezultatin
Milan ka barazuar përsëri në Serie A.
Kësaj radhe djemtë e Piolit kanë barazuar kundër Genoas me rezultat 2-2 në një ndeshje ku të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë.
Në pjesën e parë ndeshja ishte e barazpeshuar me Milan që kishte pak më shumë nga loja se sa Genoa.
Me të filluar pjesa e dytë, Genoa do të kalonte në epërsi që në minutën e 47-të me Destron.
Milan reagoi shpejtë dhe barazoi rezultatin në minutën e 52-të me kalabrezin, Davide Calabria që shënoi një gol të bukur.
Destro do të shënonte përsëri në minutën e 60-të, kësaj radhe me kokë duke kaluar përsëri Genoan në epërsi.
U desh minuta e 83-të që Milan ta barazoi rezultatin me të riun Kalulu Kyatengwa P.
Ky barazim e lënë Milanin në krye të tabelës pas 12 xhirove me 28 pikë , kurse Genoa ngirtet në pozitën e 18 me 7 pikë.