Bayern Munich ka marrë një fitore të madhe në shtëpi përballë Wolfsburgut.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë në fakt është rikthyer te triumfi pas dy ndeshjeve radhazi që ka barazuar në kampionat.
Bavarezët triumfuan me rezultat të ngushtë 2-1, në një ndeshje ku pati rikthime në rezultat.
Maximilian Philipp shënoi për mysafirët, derisa Robert Lewandowski realizoi dy gola për triumfin e bavarezëve.
Pikërisht sulmuesi polak ishte lojtari i ndeshjes me notën më të lartë nga të gjithë futbollistët që luajtën.
Me lojë të mirë te vendasit u dallua edhe Kingsley Coman si dhe Lucas Hernandez.
Derisa nota më e ulët shkoi për Leroy Sanen e vendasve dhe portierin mysafir Casteeles. /Telegrafi/