Ezgjan Alioski shënon golin e parë në Ligën Premier, finalizim i bukur i shqiptarit ndaj Newcastle

Ezgjan Alioski ka shënuar golin e parë në karrierën e tij në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Mesfushori shqiptar që aktivizohet me Leeds United ka qenë protagonist në fitoren e skuadrës së tij ndaj Newcastle United.

Alioski ka qenë titullar si gjithnjë për skuadrën e tij, e cila mori fitore të thellë 5-2 ndaj Newcastle.

E reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut arriti të realizoj golin e katërt në këtë sfidë.

28-vjeçari u asistua bukur nga Hernandez derisa shënoi me lehtësi për 4-2.

Për Alioskin ky ishte goli i parë në elitën e futbollit anglez, me shqiptarin që nën urdhrat e trajnerit Bielsa po luan si mbrojtës i majtë.

Gjithsesi me këtë fitore, Leeds United është ngritur në pozitën e 13-të në tabelë me 17 pikë të tubuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *