Reims ka arritur të marrë një fitore tejet të rëndësishme në javën e 15-të të Ligue 1.
Skuadra e Berishës dhe Zenelit ka arritur të fitoj me rezultat 3:2, teksa në këtë ndeshje ka lënë “gjurmë” edhe Zeneli pasi ka asistuar në golin e tretë, shkruan Gazetasheshi.
Pas ndeshjes sajti “SofaScore” ka publikuar edhe notat e futbollistëve, ku Arbër Zeneli është vlerësuar me notë 6.8. Ndërsa, nder lojtarët më të mirë në ndeshje ka qenë Valon Berisha me notë 7.4.
Me këtë fitore, Reimsi ndodhet në vendin e 16-të me 13 pikë, kurse Nantes një vend më lart me 14 sosh.