Mërgim Berisha vazhdon të shkëlqejë me fanellën e RB Salzburgun.
Në kuadër të Kupës së Austrisë, Salzburgu është duke fituar me rezultat 3:1 ndaj Rapid Viennës pas pjesës së parë.
Futbollisti nga Kosova, Mërgim Berisha ka pasur “gisht” në tre golat e Salzburgut.
Ai ka realizuar një gol, si dhe ka dhuruar dy asistime.
Ndryshe, Berisha është njëri prej futbollistëve që mund ta pranojnë ftesën e Kosovës në të ardhmen e afërt.