Janë dashur 28 minuta që Federico Chiesa të shënojë një gol të çmendur ndaj Atalanta në ndeshjen e sotme që po zhvillohet në “Allianz Stadium” të Torinos.
Futbollisti i ardhur me shumë pritshmëri nga Firence, pas një pasimi të marrë nga Bentancur, në hyrje të zonës së rreptësisë, ka lëshuar një të djathtë të bukur duke e dërguar topin aty ku Gollini nuk ka mbërritur dot.
Një gol i bukur nga Chiesa që ka ndezur kështu supersfidën e sotme.
CHIESA – GOAL! ?⚡
That was a screamer. Federico Chiesa puts Juventus ahead at Allianz Stadium with a great shot from outside the box.
That was huge. // ? @Nisrin_Juve pic.twitter.com/D1q0XYgIki
— Max Statman (@eMaxStatman) December 16, 2020