Lotët e Neymar pas faullit të rëndë të pësuar në minutat e fundit të ndeshjes kundër Lyon i kishin bërë njerëzit të kishin frikë nga më e keqja, por sulmuesi brazilian mund të kthehej në dispozicion të Thomas Tuchel para pushimit të Krishtlindjes.
Një lajm i habitshëm ky pasi fillimisht mediat franceze folën për disa muaj jashtë dhe madje për mbyllje sezoni. Nuk do të jetë kështu dhe braziliani siç duket ka kaluar këtë ankth të madh që pati.
“Mund të them vetëm se nuk është e pamundur që ai të luajë para pushimit”, tha trajneri gjerman në një konferencë për shtyp.
“Ne do të përpiqemi ta rikuperojmë atë për Lille, duhet të presim testet e fundit dhe stërvitjen. Pastaj mund të japim më shumë detaje”.