Flamurtari në këtë edicion po lufton me ‘mish e me shpirt’ per mbetje në elitën e futbollit kosovar.
Skuadra prishtinas në ndeshjen e sotme pësoi humbje nga Gjilani në fushën e kësaj të fundit me rezultat 2:0.
Ndihmësi i Synaj Keçit, Arsim Prepolli e ka lëshuar një deklaratë bombastike.
“Mungon profesionalizmi në Kosovë. Nëse nuk e fton një lojtar në 18-she ose nëse nuk e inkuadron në lojë, mund të shkaktojë probleme. Mendoj se tre futbollistë nuk e meritojnë fanellën e Flaamurtarit. Futbolli nuk e ka kështu. Dua ta falënderoj edhe kryetarin e klubit Imer Ademi i cili i ka kryer të gjitha obligimet dhe po e bënë një punë të madhe”, ka thënë Arsim Prepolli në emisionin ‘Arena’, përcjell Zëri.
Prepolli iu bashkua Flamurtarit pas përfundimit të stinorit vjeshtor.
Flamurtari momentalisht zë pozitën e nëntë me 22 pikë të grumbulluara.