Sulmuesi polak Robert Lewandowski është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga “Tuttosport”.
Lewandowski ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me Bayernin duke arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe titullin ë kam pionit në Gjermani.
Lewadowski gjatë pranimit të trofeut ka folur për të ardhmen e tij dhe Ligën e Kampionëve me theks të veçantë për sfidën e radhës ndaj Lazios.
“Do të jetë e vështirë, Lazio ka luajtur mirë në Ligën e Kampionëve, jo aq mirë në Serie A, ne jemi gati të përballemi me ta”, ka thënë sulmuesi polak gjatë çmimit Djaloshi i Artë, ku ai u emërua Lojtari i vitit.
“Fitimi i Ligës së Kampionëve ishte një ndjenjë e pabesueshme. Është një ëndërr që u bë realitet pas një pune kaq të vështirë, më dha emocione të forta, por nuk është e rëndësishme sa tituj kemi fituar por sa akoma mund të fitojmë”, ka thënë Leva.