Haaland e fiton çmimin ‘Golden Boy’

Çmimi për lojtarin e ri më të mirë për vitin 2020 më në fund është në duart Haaland.

Erling Haaland është shpallur fitues i çmimi Golden Boy (Djaloshi i Artë) për vitin 2020, pas shpërthimit të tij nga janari te Borussia Dortmundi.

Çmimi, që dhurohet nga gazeta italiane Tuttosport, së fundi ishte fituar nga anëtari i Atletico Madridit, Joao Felix, me trofeun që jepet për lojtarët nën moshën 21-vjeçare në Evropë.

Ylli norvegjez e fitoi këtë çmim në fund të nëntorit duke mposhtur Jadon Sancho, Alphonso Davies, Mason Greenwood dhe Ansu Fatin.

Halland e ka pranuar sot këtë çmim dhe përmes një postimi në Twitter ka shkruar: “Krenar”.

Haaland ka arritur të shënojë 44 gola në edicionin 2019/20, 16 të cilat erdhën në 18 paraqitje pas një kalimi nga Red Bull Salzburg te Dortmundi.

Deri më tani këtë sezon, ai numëron 17 gola në 14 paraqitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *