“Jam vajza e Maradonës, e drejta ime e shenjtë të bëj testin e ADN-së”

Në luftën për të përfituar nga pasuria e Diego Armando Maradonës shfaqet një vajzë tjetër që pretendon se është e bija e legjendës argjentinase, i cili vdiq 25 nëntorin e kaluar në moshën 60-vjeçare.

25-vjeçarja Magali Gil, doli me një video në Instagram pasi nisi në prill 2019, një proces ligjor për njohjen e atësisë.

Dua t’i shkoj deri në fund kësaj çështjeje për të përmbushur një të drejtë universale” – thotë e reja, me origjinë italiane, e cila dëshiron të bëjë testin e ADN-së për të provuar se ajo është vajza e kampionit të vdekur.

“Lufta ime ka vijuar për ca kohë. Vendosa ta bëj këtë video për t’u dhënë fund të gjitha spekulimeve mbi historinë. Së pari dua të sqaroj se qëllimi im ka qenë gjithmonë vetëm një: të zbuloj nëse Maradona është babai im. Është e drejta ime e shenjtë. Së dyti, kauza që fillova disa kohë më parë nuk ka ndalur kurrë dhe nuk do të ndalet derisa të zbuloj të vërtetën”.

Vajza 25-vjeçare re mësoi se Maradona i ati nga nëna e saj, e cila fillimisht e la atë për birësim dhe më pas ritakoi kur vajza e saj mbushi 18 vjeçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *