Lajme të këqija për Milanin. Matteo Gabbia, i cili doli pas minutës së 3-të të ndeshjes Milan-Parma në “San Siro” dje, sipas raportimit nga Sky Sport, ka një tendosje të ligamentit kolateral të gjurit.
Nesër është parashikuar një tjetër vizitë për Gabbia, por tashmë është e sigurtë se ka mbyllur vitin me kuqezinjtë dhe se do të kthehet me shumë mundësi në javën e dytë ose të tretë të janarit.
Kjo bën që Milani në janar të hidhet në merkato për një mbrojtës qendre, duke qenë se ka në dispozicion dhe të besueshëm vetëm Kjaer (i dëmtuar gjithashtu aktualisht) dhe Romagnoli, duke iu shtuar premtuesi Kalulu dhe Duarte, jo fort i pëlqyer.
Musaçhio, sakaq, në janar do të largohet dhe fakti që nuk luan tregon se nuk dëshiron të rrezikojë një tjetër dëmtim për të mos pasur mundësi transferimi siç ndodhi në verë.
Bennacer ka një dëmtim që do ta mbajë jashtë gjithashtu gjatë.
Në pjesën e dytë të ndeshjes së mbrëmshme kundër Parma, Ismael Bennacer u largua nga fusha para kohe me një problem të muskujve.
Ai madje preku kofshën nga pas përpara se të dilte dhe e bëri duke çaluar pak.
Sipas asaj që u raportua nga stafi editorial i MilanNeës.it për algjerianin është një dëmtim i muskulit të djathtë të kofshës që do të rivlerësohet brenda 10 ditësh.
Praktikisht, edhe për algjerianin, vetëm nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli, flitet për ndoshta një mbyllje të vitit në mënyrë të parakohshme pasi Milani luan ndaj Genoa, Sassuolo dhe Lazio deri në datën 23 dhjetor.