Kampioni në fuqi i Kosovës skuadra e Dritës barazoi me Arbërinë në kuadër të xhiron e 18-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshja e zhvilluar në Gjilan nuk prodhoi fitues duke u mbyllur me shifrat 1:1.
Ndërkohë, ndeshja tjetër e zhvilluar në Mitrovicë ndërmjet Trepçës ’89 dhe Drenicës përfundoi gjithashtu pa fitues 0:0.
Në këtë mënyrë, çështja e kampionit vjeshtor mbetet të vendoset në ndeshjet e mbetura që luhet më 19 dhe 20 dhjetor ku përballen Prishtina – Drita dhe Ballkani – Gjilani.
Tabela pas ndeshjeve të sotme duket si më poshtë: