Trepça ’89 dhe Drenica kanë luajtur pa gola (0-0) në ndeshjen e xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës në futboll që u zhvillua të hënën në stadiumin “Riza Lushta”.
Nuk munguan rastet për të dyja skuadrat në fraksionin e parë të lojës, mirëpo pas 45 minutave rrjetat ishin të paprekura.
Edhe në pjesën e dytë ekipet tentuan që ta zhbllokonin rezultatin, megjithatë asnjëra skuadër nuk arriti të shënonte.
Kështu pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, nikoqirët dhe vendasit i ndanë pikët.
Trepça ’89 është e shtata në tabelë me 21 pikë, derisa Drenica ka dy pikë më pak dhe ndodhet në zonën e rrezikut.