Gerard Houllier, ish-trajneri i Liverpoolit dhe Kombëtares së Francës, ka vdekur sot në moshën 73-vjeçare.
Houllier i udhëhoqi edhe dy klubet e mëdha franceze Paris Saint-Germain dhe Lyon gjatë karrierës së tij të suksesshëm si trajner, transmeton GE.
Shkaktari i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur.
Houllier ka qenë trajner edhe i Kombëtares së Francës.
Me Liverpoolin, ai e pati një vit shumë të suksesshëm në sezonin 2000/21, kur i fitoi UEFA Cup, FA Cup dhe League Cup.
Pasi u largua nga Liverpooli më 2004, ai i fitoi dy tituj radhazi në Ligue 1 me Lyonin.