Trajneri i Arsenal-it, Mikel Arteta, ka komentuar humbjen 1-0 të pësuar në kampionat kundër Burnley-t.
“Ekipi luajti shumë mirë, krijuam raste, por prishëm gjithçka me kartonin e kuq. Kishim kontroll total për 60-70 minuta dhe duhej ta kishim fituar më herët takimin”.
Në lidhje me kartonin e kuq: “Njësoj siç ndodhi me Pepe-n. Por këtë herë ka qenë më keq. Mendoj se ka lidhje me dëshirën e madhe për të fituar, por ky nuk është një justifikim”.
“Ishim në kontroll nga fillimi i ndeshjes e deri te kartoni i kuq. Nuk po fitojmë ndeshje dhe unë jam këtu për të sjellë fitore”, ka thënë Arteta.