Java e 18-të në Superligën e Kosovës në futboll mbyllet sot me dy ndeshje interesante në program.
Kampionia në fuqi, Drita kërkon të shfrytëzoj gabimin e Ballkanit dhe në rast të tre pikëve sot ndaj Arbërisë në Gjilan, do ta shpallte kampione vjeshtore skuadrën “bardhekaltër”.
“Intelektualët momentalisht ndodhen në pozitën e parë në tabelën e klasifikimit duke tubuar 39 pikë, një më shumë se Ballkani.
Në anën tjetër, skuadra që u inkuadrua këtë edicion në elitën e futbollit kosovar është në vendin e shtatë me 20 sosh.
Përballja në fjalë fillon nga ora 13:00 dhe zhvillohet pa praninë e publikut për shkak të masave për parandalimin e pandemisë COVID-19.