Munishi fajëson me ironi Malokun për humbjen e sotme: Tefiku, gjyqtari më i mirë në Evropën Juglindore

Një penallti e minutës së 90 ka vendosur sot kryendeshjen e xhiros së 18 ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit në “Fadil Vokrri”.

Protestat e mysafirëve nga Suhareka ishin të zhurmshme, derisa xhirimet televizive konfirmojnë tërheqjen që Potoku ia bëri Kryeziut në zonë.

Megjithatë, Munishi e ka ndarë mendjen. Sipas tij, Maloku vendosi sfidën e sotme me një penallti të paqenë.

Përmes një postimi në Facebook, Munishi ka ironizuar me Malokun.

“Legjenda e referimit. Ma i miri i pa diskutueshmi, ma i drejti, referi numer një në Evropen juglindore dhe me gjere .

Zonja dhe zoterinjë, ky eshte Tefik ( Fiku ) Maloku”, ka shkruar Munishi.

Nëse Drita fiton nesër ndaj Arbërisë, shton distancën ndaj Ballkanit në katër pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *