Përfaqësuesja e Kosovës ka qenë e lidhur me shumë emra kohëve të fundit për t’i sjellur në skuadër.
Në mesin e tyre është edhe Mërgim Berisha, i cili po shkëlqen në Austri.
Futbollisti nga Kosova përfaqëson momentalisht Gjermaninë U21, derisa ende nuk ka vendosur zyrtarisht.
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka thënë se është në kontakte të vazhdueshme me Berishën.
“Jemi në kontakte me Mërgim Berishën, nuk ka ende asgjë konkrete. Besoj se në grumbullimet e ardhshme do të ketë risi”, ka thënë Ademi në “RTK”.
“Besoj se secilit lojtar me prejardhje shqiptare i rrah zemra për Kosovën. Do të ketë prurje në pranverë”, tregoi ai. /Zeri.info