Superliga e Kosovës: Sot luhen tri ndeshje – Ballkani synon rikthimin në pozitën e parë

Sot do të luhen tri ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Në kuadër të xhiros së 19-të sot do të luhen edhe tri ndeshje të tjera, të cilat pritet të jenë mjaft interesante.

Vëmendja do të shkojë në Therandë, ku skuadra e Ballkanit luan si nikoqire e Ferizaj. Synimi i djemve të Ismet Munishit është fitorja dhe tri pikët për t’u kthyer në pozitën e parë në tabelë.

Dy ndeshjet tjera luhen në Gjilan, respektivisht Mitrovicë. Gjilani do të jetë nikoqir i Flamurtarit, kurse në Mitrovicë, Trepça 89 pret skuadrën e Dukagjinit.

Të tri ndeshjet luhen me fillim nga ora 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *